“Alfa dhe Omega e ditës time!!!” Kjo është fotoja dhe thënia e fundit e publikuar nga Bes Kallaku, në profilin e tij, Instagram.
Aktori i njohur i humorit shfaqet me dy fëmijët, por pa Xhensilën. Divorci i mundshëm i Bes Kallakut me këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka qenë kryefjalë e mediave rozë në ditët e fundit të janarit.
Pasi Xhensila e hoqi nga Instagrami madje i ka fshirë edhe fotot, duket se të njëjtën gjë, në shenjë hakmarrje ka bërë edhe Besi. Xhensila nuk shfaqej në asnjë prej fotove të tij, prej gati një viti. Një foto e shumë mujave më parë me vajzën e tyre, është e fundit ku Besi dhe Xhensila shihen bashkë.
Divorci i mundshëm i Bes Kallakut me këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka qenë kryefjalë e mediave rozë në ditët e fundit të janarit.