Mirjeta Pasha ishte e ftuar këtë të hënë në”Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu peripecitë që ka kaluar për të realizuar ëndrrën e saj. Ajo sot është pedagoge matematike në SHBA. Mirjeta ishte një studente e shkëlqyer në Tiranë dhe pavarësisht se kishte një punë të mirë, aplikoi për lotarinë amerikane.
Gjatë kohës që ishte në Shqipëri dhe sapo kishte përfunduar studimet e larta, Mirjeta ishte punësuar në Universitetin Aleksandër Moisiu si pedagoge e jashtme. Pas përfundimit të masterit, pati mundësinë që të bëhej pedagoge matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës.