5 pagesat që duhet t’i eliminoni urgjentisht! Po e hanë rrogën tuaj si “krimb”

I pari i këtij lloji është anëtarësimi në palestër i cili kushton mesatarisht 30 mijë lek të vjetra për muaj. Shanset janë që ju të jeni nga ata njerëz që paguan muajin, zotohet të ushtrohet rregullisht dhe nuk shkel kurrë në palestër. Të njëjtën gjë bën dhe muajin tjetër dhe sërish nuk e sheh derën e palestrës. Këto janë para të çuara dëm. Anulloni anëtarësimin dhe ushtrohuni në shtëpi kur të keni zell ose merrni ajër nga liqeni. Të dyja janë falas.

Një tjetër pagesë vrasese për llogarinë tuaj bankare është paketa e gjerë e kabllorit. A ju duhen vërtetë 200+ kanale? A i ndiqni të gjithë? Nëse po, a s’mendon se është koha të bësh diçka me jetën tënde? Anullojeni tërësisht paketën e kabllorit dhe ose paguani Netflix për diku tek $7 në muaj, ose gjeni një kompani interneti që ofron edhe kanale televizive me linjën e internetit.

Aboneja duket si ide e mirë në fillim. Paguan 16 mijë lek të vjetra në fillim të muajit dhe nga aty e tutje, t’i hipësh autobusit është praktikisht falas. Nëse ndërroni katër autobusa në ditë, kjo këshillë s’është për ju, por nëse njëherë në kaq përtoni të ecni, po çoni para dëm. Bëni llogaritë. Sa herë në muaj i hipni autobusit. Çdo vlerë më e vogël se sa shpenzoni për abonenë është sinjal që po shpërdoroni të ardhurat tuaja.

Kur morët në bankë kartën tuaj të debitit ose kreditit, ju kërkuan të firmosnit një kontratë, të cilën me siguri nuk e keni lexuar ndonjëherë. Para mund të zhduken nga llogaria juaj dhe ju s’e merrni vesh. Shikoni me kujdes kushtet e kontratës. Disa karta mbajnë komision për çdo përdorim, disa karta mbajnë komision vetëm në instanca specifike. Ose shmangni aktivisht të tilla pagesa, ose transferohuni në një bankë që s’ju mban të tilla komisione.

Sa foto keni në celular? 2000? 5000? Mund të jeni dhe ju duke vuajtur të njëjtin fat të errët të memories së pamjaftueshme dhe iu drejtuat iCloud. Për 50GB vetëm $1. Për ca më shumë GB, ca më shumë dollarë. Zëvendësimi perfekt është Google Photos. Mjafton të keni një llogari në Google dhe aplikacioni i ngarkon automatikisht fotot. S’ka limit dhe është tërësisht falas. Më falenderoni më vonë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *