Këtë të enjte, emisioni “Rudina” në Tv Klan, është fokusuar në historinë e dhimbshme të 19-vjeçares nga Korça, e cila humbi betejën kundër leucemisë akute, një sëmundje e rëndë që i mori jetën pabesisht.
Darda e mësoi sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Infermierët nuk e këshilluan të dhuronte gjak, pasi analizat dilnin me një nivel të ulët të hemoglobinës. Pas disa analizave më të hollësishme, ajo zbuloi diagnozën e leucemisë akute.
19-vjeçarja u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së Kishës Ungjillore në Korçë, për të ndjekur terapinë intensive me shpresën që do t’ia dilte… Historia e saj preku zemrat e të gjithëve!
Më poshtë, do të lexoni letrën që Darda ka shkruar me datë 31.08.2023, si një mesazh për të gjithë shqiptarët.