Gazetari Vehbi Kajtazi me një status në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth debatit të fundit rreth KFOR’it në vend.
Dje KFOR nuk ndërmorri diçka për të mbrojtë gazetarët në veri, dhe për këtë shumë njerëz që sillen okolla pushtetit të Kurtit, i ranë në qafë KFOR’it, shkruan lajmi.net.
E për krejt këtë situatë, Kajtazi ka thënë se kush do largimin e kësaj force nga vendi jonë, e do kthimin e ushtrisë së Aleksandar Vucicit në Kosovë.
“Kushdo qe kerkon largimin e KFOR-it nga Kosova, deshiron kthimin e Ushtrise se Serbise. Kaq e thjeshte eshte kjo pune”, ka shkruar Kajtazi./Lajmi.net