Biznesmeni shqiptar jep rrogën e 14-të për punëtorët: Mëngjesi dhe dreka e paguar nga kompania, shpërblim nëse bëhen prindërBiznesmeni

Sipërmarrësi nga Kosova, Burim Piraj ka bërë një gjest tepër të veçantë, pasi si rrallëkush i jep çdo punonjësi të kompanisë së tij rrogën e 14-të.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se fillimisht jepte pagën e 13-të, më pas fal rezultateve të mira, dha dhe pagën e 14-të. Gjithashtu, Piraj zbuloi se punonjësit kanë të paguar dhe mëngjesit dhe drekën, të cilat i konsumojnë në kompani.

Në rast se bëhen prindër, ata marrin dhe një shpërblim 1 mijë euro.

“Në 2016 vendosa që shpërblimet të kalojnë në një pagë që ishte paga e 13-të. Më vonë vendosa dhe një pagë të 14-të. Edhe këtë vit kemi vazhduar në të njëjtën mënyrë dhe punëtorët e kanë pritur disi më ndryshe, ndoshta dhe për shkak të liberalizimit të vizave, pasi të gjithë mendonin se punëtorët do të largoheshin. Unë kam 80 punëtorë dhe paga është e plotë, përveç atyre që e kanë pagë me normë, sepse e kanë me normë dhe e kanë shumë të lartë dhe i japim një pagë standarde, ndryshe nga të tjerët që e kanë si rrogën e tyre.

Gjithashtu, mëngjesi dhe dreka e paguar nga kompania për të gjithë punëtorët. Ne këto rezultate i shohim në praktikë dhe zhvillimi i kompanisë është shumë i lartë. Shpesh si shqiptarë themi nuk mundemi, nuk ia dalim, por duhet t’i tregojmë botës që dhe ne ia dalim, prodhojmë prodhime cilësore si e gjithë bota.

Kemi një rregull, që ata punëtorë që dalim nga kompania nuk mund të rikthehen më. Pagat i japim dhe për punonjësit që bëhen prindër, madje i shpërblejmë dhe me 1 mijë euro. Këtu janë bërë prindër 8 punëtorë dhe i kemi dhënë shpërblim”, u shpreh sipërmarrësi./abcnews.al

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *