Tre anëtarë të një familjeje janë shuar në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut. Makina me targat e Kosovës, me të cilën udhëtonte familja ka humbur kontrollin në aksin rrugor Shkup-Bllacë, duke rënë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.
Lidhur me aksidentin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili shprehet i trishtuar për humbjen e tre jetëve. Sipas informacioneve, Behgjet pacolli ka lidhje familjare me viktimat e aksidentit.
“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetën. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!“, shkruan Behgjet Pacolli.