Shqipëria rrëmbeu një fitore spektakolare me rezultatin 2-0 ndeshjen ndaj Moldavisë për eliminatoret e Euro 2024.
Mes dhjetrave mijërave tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Zaho është fotografuar në fushë bashkë me dy shokë të tij. Zaho i është bashkuar festës për fitoren e kombëtares dhe po takon futbollistët kuqezinj.
“Urime Shqipëri” shkroi Edi Rama pas ndeshjes duke përgëzuar Kuqezinjtë te cilet ndodhen në vendin e tretë me tre pikë nga dy ndeshjet e luajtura