Shkrirja e Teatrit “Migjeni” – “Po turp e marre, a keni?…”

I ndodhur përballë reagimeve të drejta mbi çështjen e shkrirjes së teatrit “Migjeni” kryebashkiaku i Shkodrës u detyrua të bënte një reagim përmes rrjeteve sociale në lidhje me të “vërtetën”, sipas tij, një reagim që përgënjeshtron askënd tjetër përveçse administratën që ai drejton dhe dokumentacionet që ai vetë firmos e vulos, duke ligjëruar atë që tani përgënjeshtron.Në statusin e Tij në Facebook, kryebashkiaku Beci thotë që asnjëherë s’ka gënjyer, por harron se Shkodra nuk e ka memorien e shkurtër.

Në fakt zoti Beci ka gënjyer për rrugën e Komanit kur kandidoi për deputet, gënjeu për Festivalin e Kulinarisë së fundvitit, i cili ishte një aferë e pastër korruptive ku iu dhuruan 15 milion lekë të vjetra mikes durrsake të stafit të Tij, dhe nuk u zhvillua asnjë aktivitet mbi kulinarinë shkodrane.

Si mundet një kryetar bashkie të reagojë mbi atë që është pastërtisht e shkruar e zeza mbi të bardhë, se teatri “Migjeni” si institucion në varësi të Bashkisë Shkodër do të shkrihet? Në letrat zyrtare, në asnjë rresht nuk përmendet riorganizimi apo ristrukturimi që përmendet në reagimin e Tij.

Në projekt-vendimin që na u paraqit në Këshillin Bashkiak për t’u miratuar në mbledhjen e miratimit të buxhetit, përcaktohet qartë termi i përdorur “shkrirje”, gjithashtu në shkresën zyrtare të urdhrit për shkrirjen e disa drejtorive, citohet se ‘fati i keq’ prek edhe teatrin “Migjeni”.

Po si mundet një kryetar bashkie të përgënjeshtrojë dokumentet zyrtare të formuluara nga administrata e Tij dhe të firmosura nga vetë Ai dhe të pretendojë se gënjeshtarët realë janë përfaqësuesit e opozitës, që nuk kemi bërë asgjë tjetër sesa të paraqesim në dritë të diellit të vërtetën e shkresave të kontrolluara nga vetë Ai?

Urdhëri nr.84 datë 24.01.2024 me nr. protokolli 1257 ” PËR SHKRIRJEN E INSTITUCIONEVE TË VARËSISË NË BASHKINË SHKODËR” nuk flitet në asnjë rresht të tij për ristrukturim të funksionimit të Teatrit “Migjeni”, por për shkrirje të tij.

Po ashtu projekt-vendimi i Këshillit Bashkiak i miratuar në mbledhjen e fundit të vitit të miratuar nga votat e Rilindjes dhe PSD-së, citon termin shkrirje dhe jo ristrukturimin.

Prandaj, i nderuar zoti kryebashkiak, përpara se të sh’fajësosh veten dhe të akuzosh në stilin ” mbrojtja më e mirë është sulmi”, ndrysho’ vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 71 ( i ndryshuar) në të cilin thuhet ‘shkrije’ dhe jo ‘ristrukturim’. Po ashtu bëni transparente mënyrën sesi do funksionojë Teatri “Migjeni” pas katrahurës që ke krijuar së bashku me stafin tënd.

Por siç duket historia dhe tradita e këtij qyteti nuk kanë rëndësi për turistët politikë të importuar nga Rilindja, për ta është I rëndësishëm gllabërimi dhe kontrolli edhe i jetës kulturore të Shkodrës.

besoni rrenën tuj, ose të paktën mos bani za’ meqë marre ( turp) nuk keni.

P.S Ju lutem, na shpjegoni edhe fjalën ‘kukturë’ çfarë kuptimi ka, meqë e keni përdorur në shkresën zyrtare që keni firmosur dhe vulosur i nderuar kryetar i bashkisë Shkodër.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *