Qumështi derdhet në rrugë, 4 pika të panegociueshme të blegtorëve në jug

Blegtorët e jugut kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar sërish urën e Kardhiqit nw aksin Tepelenë-Sarandë. Ata kanë derdhur qumësht në rrugë në shenjë simbolike për përbuzjen e mundit të tyre dhe indiferencën e shtetit.

Gjatë protestës së radhës blegtorët e jugut kanë parashtruar edhe katër kërkesat e tyre, të cilat janë të panegociueshme duke kërkuar nga ministria e linjës plotësimin e tyre. Sipas blegtorit Alket Stroka, pika e parë është çmimi tavan i qumështit, pika e dytë rritja e subvencioneve, pika e tretë janë kullotat dhe pika e katër janë veprat ujore. Në duhet të jemi të barabartë me fermerët e rajonit tha i.

Fermerët janë shprehur se protesta e tyre do të jenë të pandalshme dhe të përshkallëzuara më tej në rast të mosplotësimit të kërkesave jetike për punën e tyre.

Blegtorët kërkuan zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me çmimet e prodhimeve, subvencionet e pakta e kufizimi i kullotave.

”Më kanë detyruar të hap katër numra Nipti pasi nuk mbështesin më shumë se 300 dhen. Kërkoj të më subvencionojnë për 1000 krerët që kam. Unë i kam shkëputur dhentë që në dhjetor dhe akoma s’ma kanë dhënë çmimin baxhot. Ata shesin djath përditë dhe kanë çmim për shitjen vetëm ne nuk kemi se jemi pa zot.” – tha njëri nga fermerët.

Ndërsa një tjetër tha se nuk kanë kullota ndërsa theksoi se po luhen interesa që kërkojnë të zhdukin blegtorinë në vend.

”S’kemi kullota, asnjë lloj kushti. Këtu luhet një lojë që të zhduket blegtoria e vendit e të mos ngelet këmbë blegtori. Ne kemi katër pika që ia drejtojmë Ministrisë së Bujqësisë. Pika e parë, çmimi tavan i qumështit, së dyti subvencionet, së treti kullotat dhe së katërti veprat ujore.“ – tha një tjetër blegtor.

Kohët e fundit ka pasur një ulje të çmimit të qumështit të deles nga160 lekë litri në `120 lekë dhe kjo sipas blegtorëve ka shkaktuar dëme të mëdha duke i detyruar të ulin numrin e bagëtive dhe braktisjen e sektorit. Ata thanë gjithashtu se nuk do i ndalin protestat e do i përshkallëzojnë nëse s’marrin zgjidhje.

Ditët e fundit blegtorët e fermerët në jug të vendit kanë zhvilluar protesta. Protestat e tyre vijnë teksa fermerët në Francë, Gjermani, Holandë e Rumani protestojnë prej disa ditësh radhazi duke bllokuar autostradat.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *