Spiropali tallet me Bashën: Flej ta marrsha t’keqen se nuk ka punë që pret zgjimin tënd. Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të tij se mazhoranca do të “kapë” SPAK-un.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali me ironi shkruan se zgjohet një ditë nga gjumi Basha dhe merr në mbrojtje SPAK-un.

Sipas saj ata që vërtetë e kanë mbështetur dhe po mbështesin SPAK-un janë Partia Socialiste.

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!”, shkruan Spiropali.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *