Rreth 600 mësimdhës kërkuan pushim pa pagesë, SBASHK: Shqetësuese, po largohen për në vendet evropiane

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK) ka ngritur shqetësimin pas rreth 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, në mënyrë që të largohen nga vendi. Nga Instituti EdGuard, thonë se ky pushim pa pagesë nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me emigrimin e mësimdhënësve. Drejtori Rinor Qehaja thotë se procesi mësimor nuk rrezikohet, madje aktualisht ka tepricë të mësimdhënësve.

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë kërkesë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë. Sipas saj, këtë pushim shumica prej tyre e kanë marrë me qëllim që të largohen nga Kosova dhe të shkojnë ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës.

Sipas saj, ky numër është rritur pas liberalizimit të vizave. Në gjysmë-vjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/24 afër 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë.

“Po para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo.

Shala ka thënë se ka edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi, për të cilën tha se ky është një alarm shumë shqetësues.

“Qoftë ata që kanë bërë kërkesë në drejtoritë komunale për pushim pa pagesë apo kemi tani edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi ynë duke shkuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Ky është një alarm shumë shqetësues ngase në një të ardhme të afërt nëse vazhdon ky trend i ikjes së mësimdhënësve nga Kosova shkollat tona do mbesin pa mësimdhënës të gjuhës shqipe”, ka thënë ajo për EO.

Ndërsa, drejtori i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja, ka thënë se nuk beson që marrja e pushimit pa pagesë nga mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejt me emigrimin jashtë vendit.

Sipas tij, këto statistika mund të nxirren vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë.

“Nuk besoj që pushimi pa pagesë që po mirren nga një numër i mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejtë me emigrimin jashtë vendit. Kjo është statistikë e cila mund të nxirret vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë. Në fund të ditës është kategori e pushimeve që i takon ligjërisht çdo mësimdhënësi dhe çdo nëpunës tjetër publik”, ka thënë ai.

Qehaja është shprehur se në vend janë mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, dhe se pa marrë parasysh situatave nuk ka ndonjë mundësi që të cenohet procesi mësimor.

“Profesioni i mësimdhënësit fatmirësisht ende vazhdon të jetë shumë atraktiv për punëmarrje. Unë rikujtoj që kemi një numër jashtëzakonisht të madh të të diplomuarve që presin për rekrutim në mësimdhënie. Në të njëjtën kohë rikujtoj që kemi mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, kështu se në secilin rast nuk vlerësoj që ndonjë lëvizje eventuale në karrierë mes mësimdhënëse dhe ndryshim të vendeve të punës, mund të cenoj pastaj procesin mësimor”, është shprehur Qehaja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *