Kush prodhoi super-makinën Shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin…

Sipërmarrësi shqiptar i cili jeton në Itali, Qëndrim Thaçi ka prezantuar makinën e parë shqiptare të quajtur “Illyrian Pure Sport”.

Thaçi kishte qenë gjithmonë adhurues i makinave që nga fëmijëria, por pavarësisht sfidave arriti që të prodhojë një makinë e cila tani pritet t’i bëjë konkurrencë edhe modeleve të njohura sikurse Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

“Gjyshi më la amanet, që ta çojë këtë punë deri në fund. Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët punojnë shumë. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, tha Thaçi.

Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini. Sipas Thaçit, makina Illyrian Sport Pure do të jetë në mesin e 5 automjeteve më të shpejta në botë.

Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro. Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 nga 650 kuaj fuqi deri në 950 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *