Zvicër, hapet një pikë e re shkollore shqipe në Dulliken të kantonit të Soloturnit

Interesimi për të mësuar gjuhën shqipe nga nxënësit e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër ka bërë që të hapet një pikë e re shkollore në Dulliken të kantonit të Soloturnit, shkruan albinfo.ch.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse aty ku bëhen përpjekje, sukseset nuk mungojnë.Pas një pune të përkushtuar në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare të prindërve të Dullikenit, mësueses Besarta Halili dhe koordinatorit të “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiut, u bë e realizueshme që fëmijët të fillojnë me mësimin në gjuhën amtare.Përpjekjet e vazhdueshme për ta shtuar numrin e nxënësve të pikave shkollore në Zvicër vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve, edhe pse viti shkollor ka filluar qysh në muajin gusht 2023. Koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, z. Dr. Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit vazhdon me një përkushtim të veçantë, siç është dokumentuar gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, me të vetmin qëllim që në orët mësimore në gjuhën shqipe të kemi sa më shumë nxënës.Pra, thënë shkurt edhe pika shkollore e porsahapur në Dulliken të Kantonit të Soloturnit i bashkëngjitet pikave të tjera shkollore në gjuhën shqipe në mbarë Zvicrën. Ju bëhet thirrje të gjithë prindërve të kësaj komune, që fëmijët e tyre t`i regjistrojnë në mësimin në gjuhën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë në shkollën fillore Dulliken, nga ora 13:30 – 15:15. Mjafton një telefonatë në tel. kujdestar 076 321 26 94 dhe regjistrimi është punë e kryer.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *