Flet polici për rrahjen ku u përfshi i biri i tij: S’po di a është djali jem në video a djali i vëllait, si binjakë jonë

Gazeta Sinjali publikoi sot pamjet e përleshjes së 16 korrikut të vitit të kaluar, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku një grup i të rinjve janë rrahur mes vete, në mesin e të cilëve edhe djali i një zyrtari policor. Rion Hamiti, djali i policit Halim Hamiti, edhe pse ishte përfshirë në incident, kishte shpëtuar duke u intervistuar vetëm si rast. Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria, teksa vet polici, në një prononcim për Sinjali ka dhënë deklarata të ndryshme.

Halim Hamiti është kontaktuar nga Gazeta Sinjali lidhur me këtë rast dhe i njëjti fillimisht e ka mohuar se djali i është përfshirë në rast, e më pas ka thënë se mund të jetë edhe nipi i tij, për shkak të ngjashmërisë së madhe, që siç tha ai, e ka me të birin e tij.

Zyrtari policor Hamiti nuk kishte konsistencë as për detajet e rastit. Ndonëse tha se nuk ka informacione “kurrgjë” , më pas e konfirmoi se rasti ka përfunduar.

“Rasti nuk është nën hetime rasti, si rast është kry. Nuk është djali jem, nuk është djali. Nuk jom konë në rast e as nuk e di. Munesh me pytë kush u konë aty. Nashta e kanë pasë videon. Lypni prej Prokurorisë more. Unë s’jom konë në rast, s’jom konë në punë atë ditë.“ – tha ai.

Pas disa thirrjeve nga ana e redaksisë, Hamiti tha se nuk po arrin ta identifikojë të birin e tij, duke ia drejtuar gishtin djalit të vëllait, që tha se ka qenë po ashtu aty.

“Të lutem a ka mundësi mos me më pengu se jom t’u u marrë me një rast në Vërmicë. Nuk kom kohë. Të tregova që djali i vëllait është identifik me djalin tem, nuk po muj me pa që është qiky djali jem. Ky mun me konë shumë ma shumë djali i vëllait se djali jem. Si binjakë janë…identikë shumë.”

Ndërsa kur u pyet se a ka ndikuar ai që djali i tij të intervistohet si dëshmitar, polici Hamiti u përgjigj shkurt, pa u specifikuar nëse ka ndërhyrë në rast.

“Nuk jom konë në punë oj zojë. Nuk kom ditë kurrgjë as nuk di hala.” – përfundoi ai.

Çka dihet për rastin?

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ndaj Rion Hamiti është kërkuar që të mos iniciohet rast, jo sepse nuk ka elemente të veprës penale, por, sipas tyre, për shkak se është djali i policit Halim Hamiti.

Ky i fundit po dyshohet se ndikoi në këtë rast, duke ndërhyrë që i biri të intervistohej si dëshmitar dhe jo si i dyshuar, pa e dëshmuar përfshirjen ose jo të tij në sherrin që plasi mes disa të rinjve më 16 korrik 2023.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet, që provojnë se Rion Hamiti shihet duke dhënë grushte në këtë përleshje, provë kjo që nuk dihet nëse e ka poseduar Policia e Prokuroria dhe gjatë hetimit të rastit, apo edhe ky video incizim është fshehur.

Në videon e mëposhtme shihet se si Rion Hamiti bashkë me disa të tjerë e godasin në kokë viktimën B.J., derisa dikush ndërhyn dhe e ndalon, për të vazhduar sërish me veprime të njëjta.

Related Posts

Shala: Me Thaçin e kam pas rrymën 3.7 cent kilovatin, sot 17 deri 37 cent e kam

Deputeti dhe biznesmeni Shala ka deklaruar se përmes marrëdhënies së tij me ish-presidentin Hashim Thaçi, çmimi i energjisë elektrike ishte shumë i favorshëm, rreth 3.7 cent për…

Trump shkarkon Richard Grenellin nga Kennedy Center

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se Richard Grenell, i emëruar nga ai vitin e kaluar si president i John F. Kennedy Center for the Performing Arts,…

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit!

Parlamenti i Shqipërisë pritet të votojë javën e ardhshme një rezolutë për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi…

Haga mbyllë rastin ndaj Thaçit

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar ndryshime në afatet e vendosura për rastin e dytë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për ndërhyrje në administrimin…

Haradinaj me mesazh të ashpër për Marko Gjuriqin: “Nëse don me jetu, mos ia mësy Kosovës”

Një imazh që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe diskutime, pasi në të paraqitet një mesazh i atribuar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e…

Qytetari: Pavarësinë e solli Albin Kurti

Një qytetar ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të tij lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës. Në prononcimin e tij, ai ka dhënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *