Kr*im i rëndë në familje, biznesmeni i ndërtimit vritet nga djali i tij

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë ditën e martë, ku një biznesmen në fushën e ndërtimit është gjetur i ekzekutuar me thikë në banesën e tij.

Gaetano Menzo, 58 vjeç, u vra nga i biri i tij në orët e para të pasdites së 23 janarit në banesën e tij në Enna.

I biri, Matteo, 22 vjeç, dyshohet se e goditi me thikë të atin në kulmin e një debati mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së biznesmenit, ndërkohë që ekspertët vijojnë punën për të rindërtuar skenën e krimit.

58-vjeçari kishte nisur së fundmi një kantier ndërtimi pak hapa larg shtëpisë. Pasi ishte në kantier, ai u rikthye në banesë të konumonte drekën.

Kur kolegët e tij e panë që ai nuk po kthehej më në kantier, u shqetësuan dhe vëllai i tij me të cilin punonin së bashku, shkoi drejt banesës të shihte çfarë kishte ndodhur. Pasi biznesmeni u gjet pa shenja jete një hetim filloi për rastin.

Matteo, djali i tij 22-vjeçar, ishte parë duke dalë nga shtëpia shumë i shqetësuar. Pak orë më vonë ai është gjetur pranë komisariatit dhe duket se ka pasur qëllim të dorëzohet. Arrestimi u urdhërua nga prokurori, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *