“Sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë t’ja kushtëzojë burrit martesën vetëm me atë”, Kera: Disave s’ju lejohet të marrin as një

“Burrë me shumë gra, ç’mendojnë shqiptarët”, është kjo tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

I ftuar në emision është edhe teologu, Vladimir Kera, i cili thotë se në Islam monogamia është rregulli, ndërsa poligamia është përjashtim i lejuar.

Vladimir Kera, teolog: Kurani është i pari libër fetar që ka kufizuar martesën të shkruar në tekst. Në Kuran, Zoti i Gjithësisë e kufizon martesën në numër dhe thotë preferon që “të mjaftoheni me një”. Përdoret për herë të parë termi “një” në Kuranin familjar. Monografia është rregulli, poligamia është përjashtim i lejuar, nuk është e kundërta, thelbi është monogrami.

Gjatë fjalës së tij, Kera thotë se sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë të ja kushtëzojë martesën me gra të tjera bashkëshortit të saj.

Vladimir Kera, teolog: Sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë të ja kushtëzojë burrit martesën vetëm me atë dhe nëse në aktin e celebrimit, ajo e deklaron këtë që “ti duhet të më marrësh vetëm mua”… Në bashki, nuk ka akt tjetër. Në xhami ka vetëm autoritet moral. Autoriteti duhet të jetë institucional, nuk është thjesht moral. Një grua ka të drejtë fetarisht të ja kushtëzojë martesën burrit, vërteton që martesa monogame është primare. Poligamia është një derë e hapur për çështje sociale, kulturore, ekonomike, gjithëpërfshirëse të kulturave të ndryshme që mund të jenë në botë.

Kera thotë se fetarisht disa personave nuk ju lejohet të marrin asnjë grua duke qenë se nuk plotësojnë asnjë kriter.

Vladimir Kera, teolog: Fetarisht, disa njerëzve nuk ju lejohet të marrin as një grua sepse nuk plotësojnë asnjë kriter, as ekonomik, as psikik, as social, as mirëmbajtje familje. Nuk ka kushte ekonomike, nuk ka pjekuri mendore.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *