Elvana braktis Bolin pas godtijes nga SPAK dhe lidhet me Elson Bajrakurtajn?

Perandoria financiare e Ervin Matës, i njohur si Boli i Kokainës, ka marrë një goditje të fortë nga SPAK.

Por, goditja nga SPAK duket se ka tronditur edhe dashurinë me këngëtaren Elvana Gjatën.

Pamfleti shkruan se Elvana ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.

Artikulli i plotë

Historia e shumë përfolur e Elvana Gjatës me Ervin Matën duket se ka përfunduar, kësaj radhe përgjithmonë. Pas daljes së përgjimeve të Vinit, ku i dashuri i këngëtares merrej me kokainë dhe transaksionet bankare bëheshin përmes llogarisë së Vanës, “boli” u arratis dhe Gjatës i duhej një ngushëllim.

Përveçse “përveshi” mëngët dhe iu fut koncerteve për të mos ulur standartin shumë të lartë të jetesës, Elvana duket se ka gjetur edhe ngushëllim. Ajo është hedhur në krahët e një inxhinieri, i cili quhet Elson Bajrakurtaj.

Djali në fjalë jeton në Londër, por do e shihni edhe si aktor në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”.

Nga fotot dhe videot e hedhura në Instagram, inxhinieri i Elvanës duket goxha i pashëm dhe shtatlartë, e mbase kësaj radhe këngëtarja nuk do e fshehë romancën nga syri i publikut për dy arsye: E para ai është i pashëm dhe jo si Ervini, e dyta ai është inxhinier dhe jo “kimist” që merret me drogë.

Gjithsesi, vetë Elsoni ka hedhur në Instagram trailerin e filmit “2 Gisht Mjaltë”, duke e shoqëruar me postimin në anglisht: “Roli im i parë si aktor dhe çfarë filmi! Sa për të thyer akullin e fillimit. “2 gisht mjalt 2” do jetë epic: në kinema në mbarë botën duke nisur nga Shkurti i 2024-s. E në fund i bën tag Ermal Mamaqit, por jo Elvanës (gjasme për të mos rënë në sy).

Nejse, plumbi del me plumb dhe Elvana nuk do e ketë vështirë ta harrojë Vinin e saj, i cili kush e di ku ka futur kokën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *