“Na martoi një hoxhë”/ Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares: Kryem marrëdhënie te banesa

Marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14-vjeçare çoi prapa hekurave kardiokirurgun e “Senatoriumit”, Dervish Hasi 42 vjeç, edhe pse ky i fundit ka deklaruar se vajzën e kishte gruan e tij të katërt sipas fesë islame.

Euronews ka siguruar dosjen hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për veprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura.

Në dëshminë e saj të dhënë përpara hetuesve, e mitura ka pranuar lidhjen me mjekun dhe ka thënë se marrëdhëniet seksuale janë kryer me konsensus në banesën e tij, pasi ajo mbushi 16-vjeçe.

Në dosje vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur NIKAH.

Ajo shtoi se është besimtare myslimane dhe sipas saj mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslimane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë. Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njeri-tjetrin tek banesa e sipërcituar. Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet. E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024. Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti. Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të përditshëm për shkak të provimeve në shkollë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *