Ditën e djeshme, 58-vjeçari Tefik Tashi vr au me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevanin. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Tashi ka qenë gjendje të dehur kur ka kryer këtë krim, teksa janë ko nfliktuar me Almën pasi ajo nuk i ka hapur telefonin. Pas kësaj kanë debatuar dhe Tefiku ka marrë sëpatën dhe e ka vr arë pasi ajo i ka thënë fjalën imp otent para familjarëve.
Në dëshminë e tij pas ngjarjes, Tefiku ka deklaruar se e vr au kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë ku jetonte me të. Sipas autorit kjo ka qenë edhe shkaku i ko nfliktit që përfundoi tr agjikisht.
Para policisë Tashi ka deklaruar se motra e bashkëshortes e of endonte duke i thënë “je imp otent”.
“E vr ava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më of enduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë. Ajo kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën imp otent”, tregoi ai.
Ndërkohë bashkëshortja e autorit të krimit, Etleva Qevani në një intervistë të dhënë për mediat ka folur për ngjarjen e rëndë. Ajo ka thënë se e gjitha nisi pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit ndaj dhe ai ka ndërmarrë hapin ek strem.