KEDS i zë afër 7 mijë qytetarë duke vjedhur rrymën, njëri nga ta mbi 52 mijë euro

KEDS-i ka njoftuar se vetëm përgjatë vitit 2023, fiks 6715 konsumatorë-keqpërdorues të energjisë elektrike, janë detyruar t’i rikthejnë humbjet.

Sipas kësaj kompanie, vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë asaj në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52 mijë e 489 euro.

“Vetëm përgjatë vitit 2023, nga afro 100 mijë kontrolle, KEDS zuri fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues duke e vjedhë energjinë elektrike. Për këtë periudhë ata janë obliguar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata”.

“Fenomeni i keqpërdorimit të energjisë elektrike që në praktikë klasifikohet si humbje komerciale, është i barabartë me diferencë ndërmjet energjisë së konsumuar dhe energjisë së faturuar. Humbjet komerciale po shkaktohen nga lidhjet direkt në rrjet, manipulimet në njehsorët elektrikë dhe metoda të tjera klandestine të devijimit nga pika matëse nga konsumatorë të pandërgjegjshëm”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.

KEDS-i thekson mes tjerash po vazhdon të realizojë rreth katërqind kontrolle ditore në mbarë Kosovën për identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, duke e rritur numrin e ekipeve të kontrollit dhe intensifikimin e tyre. Si kompani që po ecën në hap me trendet më të reja teknologjike-energjetike, transmeton Klankosova.tv

Ajo njëherit iu bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e keqpërdorin energjinë elektrike, sepse herët ose vonë do duhet të paguajnë për dëmet dhe e vetmja formë e mosndëshkimit është përdorimi i ligjshëm i saj.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *