Dramë në qiell: Pasagjerët dehën dhe përleshën

Një pasagjer aeroplani u largua dhunshëm nga policia, pasi një fluturim nga Lutoni drejt Lanzarotet u devijua për në Portugali shkaku i sjelljes së tij.

Buri i cili mendohet të jetë britanik bashkë me një grup tjetër personash thuhet të kishin qenë nën ndikimin e alkoolit, gjë që i ka bërë të ngacmojnë disa pasagjere gra.

Kur piloti është informuar për sjelljet e pahijshme të tyre, ai ka njoftuar se aeroplani do të drejtohej për një ulje të parakohshme në Portugali, raporton dailymail.

Në momentin e aterimit policia menjëherë ka intervenuar duke i arrestuar burrat që akuzoheshin për sjellje të pahijshme. Një nga ta ka rezistuar duke i detyruar policinë portugeze ta tërhiqnin zvarrë nga aeroplani.

Nga pamjet e shpërndara në rrjete sociale, dëgjohen udhëtarët e tjerë teksa e inkurajojnë dhe e duartrokasin policinë për aksionin e menjëhershëm.

Pasagjerët kanë pranuar një email nga agjencia e fluturimeve ku shkruhej se u “kërkojmë falje që fluturimi juaj nga Luton në Lanzarote u devijua papritur në Faro. Kur detyrohemi të devijojmë një fluturim, ne fillojmë menjëherë të planifikojmë udhëtimin tuaj të mëtejshëm nga aeroporti ku jeni devijuar.

Nëse fluturimi juaj devijohet dhe është planifikuar të vazhdojë nga diku tjetër, ne do të punojmë që kjo vonesë të jetë sa më minimale”.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *