Jazexhi mbron mjekun: Pse s’e arrestoi njeri Mandin e Nishtullës, kur tha kam 4 gra

Temë e emisionit Review, në Euronews Albania, këtë të shtunë ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

Historiani Olsi Jazexhi, tha se mjeku Dervish Hasi u godit vetëm pasi ai ishte mysliman, ndërkohë që solli si rast analog këngëtarin e muzikës tallava Mandi Nishtulla, i cili ka deklaruar publikisht që ka 4 gra.

“Nuk e ka arrestuar njeri Mandin e Nishtullës sepse nuk u intereson”, tha Jazexhi.

U desh ndërhyrja e moderators Jonida Shehu e cila i rikujtoi se mjeku nuk është se bashkëjetonte me 3 apo më shumë gra, por për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mituara dhe jo se bashkëjetonte me 3 apo më shumë gra.

Pjesë nga debati:

Olsi Jazexhi: Juve nëse shkoni në Yzberisht apo në Nishtullën e Durrësit martohen që 10-vjeç ata. Por ky ngaqë është besimtar e kanë goditur, se i kanë ngritur kurth nga policia e anti-terrorit. Ju keni vetëm përpara 1 muaji apo dy muajsh, një këngëtar të komunitetit rom që tha hapur se ka 4 gra. Nuk e ka arrestuar njeri Mandin e Nishtullës sepse nuk u intereson.

Jonida Shehu: Doktorin nuk e kanë arrestuar sepse ka 4 apo 3 gra, por e kanë arrestuar sepse njëra prej tyre është e mitur!

Jazexhi: Nuk është e mitur 16-vjeçe!

Shehu: Ka qenë e mitur kur është manipuluar siç pretendojnë familjarët!

Jazexhi: Ndoshta ka qenë e mitur, ndoshta ky personi e ka kapur atë dhe 10-vjeç, siç ka qenë dhe tradita e katolikëve në Shqipëri. Ne nuk mund t’i dënojmë njerëzit për atë që kanë bërë në të kaluarën. Aktualisht kjo femër është 16-vjeçe dhe kjo femër e do atë person./euronews

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *