Detaje tronditëse, Kozmai nga Saranda abuzoi për 7 vite me vajzën e partneres së tij

Detaje tronditëse janë zbuluar për rastin e rëndë të abuzimit në Greqi, pas arrestimit të 56-vjeçarit shqiptar Kozma Papa.

Ky i fundit, me origjinë nga fshati Dhrovjan i Sarandë, akuzohet për përdhunimin e vajzës së mitur të partneres së tij. Sipas policisë greke, 56-vjeçari prej të paktën shtatë vitesh kryente akte seksuale me të miturën, duke përfituar nga afrimiteti që kishte me nënën e saj.

Në të njëjtën kohë, vajza e mitur u ka thënë oficerëve të policisë greke se partneri i nënës së saj e ka abuzuar nga mosha 8-vjeçare.

Hera e fundit që vajza u përdhunua ishte më 13 janar. E mitura nuk duroi dot dhe i tregoi mamasë makthin që po përjetonte nga duart e 56-vjeçarit. Më 15 janar, nënë e bijë shkuan në Departamentin e të Miturve, ku vajza foli për atë që ajo kishte kaluar në shtatë vitet e fundit.

Në fakt, e mitura u ka thënë hetuesve se 56-vjeçari i dërgonte mesazhe vulgare në celular, si dhe foto nudo të tij. Ai gjithashtu i kërkoi asaj që t’i dërgonte foto nudo. Pas denoncimit, shqiptari u vu në pranga.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën prova dixhitale të cilat u dërguan në laboratorët e policisë për analiza, si dhe një pistoletë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *