do_shortcode('[rt_reading_time]')

Profesori nga Beogradi: Absurde, perëndimi ndëshkon Kurtin dhe i lejon gjithçka Vuçiqit

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 1 min.

“Ne vijmë në një situatë tjetër absurde, që Perëndimi ndëshkon Kurtin dhe i lejon pothuajse gjithçka Vuçiqit”, thotë Samarxhiq.
Serbisë i duhet një Kosovë e pavarur që të pastrohet nga gabimet dhe krimet e së kaluarës dhe në përgjithësi të drejtojë zhvillimin e saj në të ardhmen dhe nuk e shoh të mundur evropianizimin e Kosovës pa evropianizimin e Serbisë,nënvizon Nikola Samarxhiq , historian, në një intervistë për Geopost dhe profesor i shquar i Fakultetit Filozofik në Beograd.
Sa i përket qëndrimit të Perëndimit ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, bashkëbiseduesi i Geopost tregon se Perëndimi filloi të reagojë me vonesë ndaj problemeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Dhe përderisa korrupsioni është politik, jo vetëm ekonomik, dhe e kam fjalën për ndikimin rus dhe kinez, janë dy pika të rëndësishme të bastionit ekonomik të Vuçiqit – veriu i Kosovës dhe porti i Tivarit – prej nga transferohen substancat ilegale”.

Samarxhiq konsideron se forcat e shtuara të KFOR-it, në veri të Kosovës, kontribuojnë në ndarjen e Kosovës për momentin, duke kujtuar deklaratën e fundit të kryetarit të Listës Serbe në të cilën ai shpreh kënaqësinë për përforcimet e miratuara nga KFOR-i në kuptimin se ata respektojnë angazhimet e marra dhe se ai u beson atyre.
“Dhe jo vetëm me atë shembull, ne vijmë në një situatë tjetër absurde, që Perëndimi ndëshkon Kurtin dhe i lejon pothuajse gjithçka Vuçiqit dhe pengjeve të tij në Bosnjë dhe Mal të Zi, dhe të tillë janë gjithnjë e më shumë në Zagreb”, thotë Samarxhiq.
Sipas tij, Kosova është ende palë e penalizuar në marrëdhëniet me BE-në pasi që liberalizimi i vizave ende nuk ka ndodhur.
“Përveç sanksioneve ndaj Kosovës, do të shtoja një qëndrim diskriminues të BE-së në përgjithësi ndaj myslimanëve të Ballkanit, të cilët kanë të drejtë të jenë evropianë, deri në atë masë dhe më shumë se kaq, si myslimanët në Gjermani apo Francë”, transmeton Gazeta FAKTI.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *