10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital: Mund të isha paralizuar sot

Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kishte shkuar nga Cërriku në Durrës, të festonte ditëlindjen e të vëllait. Pas ceremonisë, niset me të shoqin dhe djalin drejt autobusit të linjës.

Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë, por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

Pas ekzaminimeve me grafi dhe skaner, mjekët i thonë, që kishte pësuar thyerje të vertebrës së shtyllës kurrizore L2. Flutura tani është vënë në një pajisje dhe për pak i ka shpëtuar paralizës.

Flutura Hoxholli: Më datën 4 janar 2024 kisha ditëlindjen e vëllait, e festuam këtu në Durrës dhe kur mbaruam ditëlindjen, vajtëm për të hipur në autobusin e Gramshit. U futa brenda në autobus, zumë vendet, donte dhe nja 10 minuta të ndizej autobusi. Dola bashkë me burrin. “Unë do pi një cigare”, tha, “dhe ti merr një bidon me ujë”. U nisja të merrja bidonin me ujë. M’u sul një qen nga mbrapa. U ktheva ballore qenit, që mos të më hante. Ai m’u largua njëherë, pastaj mbas tij, u turrën nja 10 qen po njëherë dhe më sulmuan. Njëri më kapi prej fustani. Edhe ato të tjerët më kapnin prej fustani, por fustani ishte copë e fortë dhe nuk arritën dot të ma shqyenin. Më hipën në gjoks dhe më rrëzuan. Nuk kisha snjë njeri aty vërdallë.

Gazetarja: Po bashkëshortin ku e kishe në atë moment?

Flutura Hoxholli: Ishte tek autobusi.

Gazetarja: Sa larg ishit ju nga autobusi?

Flutura Hoxholli: S’mund ta them dot me afërsi, por burri nuk më pa për momentin. Nuk lëvizja dot dhe thërrisja: “Ndihmë, ndihmë!”. Dëgjuan disa burra tek taksitë, erdhën larguan qentë. Pastaj m’u gjend një vajzë aty. Lajmëroi ambulancën, mori një bidon me ujë, më dha pak ujë, por unë nuk ngrihesha dot. Qëndrova aty derisa erdhi ambulanca.

Gazetarja: Mbërrite në Spitalin Rajonal të Durrësit me ambulancë. Çfarë ndodhi pastaj, e mban mend?

Flutura Hoxholli: Po, e mbaj mend. Më futën direkt, më bënë një grafi. Nga grafia, doktori që ishte në turn, dyshoi si duket tek grafia dhe më futi direkt në skaner. Tek skaneri pastaj tha që: “Ke dëmtuar një vertebër. Nga pesha që ti je rrëzuar, është shtypur dhe është thyer”.

Gazetarja: Çfarë të kanë thënë mjekët?

Flutura Hoxholli: Shtypje e L2-shit, vertebrës L2, shumë afër me shtyllën kurrizore. Domethënë, për pak kam shpëtuar nga shtylla kurrizore, se mund të isha paralizuar sot.

Në Spitalin e Durrësit askush nuk e merr në pyetje, ndaj bën një kallzim në bashki. Gazetarja e “Stop” flet me Urgjencën Kombëtare, nëse është regjistruar rasti dhe me sallën operative të Policisë Durrës. Më pas vijnë policët dhe OPGJ dhe marrin në pyetje qytetaren për ngjarjen e rëndë.

Shefi i pavionit të ortopedisë në Spitalin e Durrësit, Neritan Myderrizi, tregon se zonja do të rrijë me korse pa lëvizur, 2-3 muaj, me shërbim mjeksor, derisa të fillojë të lëvizë sërish me mjekim dhe fizioterapi.

Related Posts

Daut Haradinaj: Jam pro një kualiconi më të gjerë opozitar, edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e këtij Fronti kundër LVV-së

Deklarata e Daut Haradinajt për një koalicion më të gjerë opozitar tregon se në skenën politike të Kosovës po intensifikohet diskutimi për bashkimin e forcave kundër Lëvizjes…

E FUNDIT/ Drejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital. Apeli…

Gashi: Pas 83 vitesh, Kosova duhet ta aneksojë Shqipërinë që të mos e marrë Serbia

Analisti Shkëlzen Gashi ka sjellë në vëmendje një artikull historik të vitit 1943, të autorit Nebil Çika, për të bërë një paralele të fortë dhe provokuese me…

U vra në sallën e gjykatës, familja kërkon shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ për gjyqtarin Astrit Kalaja

Familjarët e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e Gjykatës së Apelit, kanë kërkuar që ai të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ata…

LAJMI FUNDIT/ Presidenti Trump: Misioni ka mbaruar, kemi mposhtur Iranin

Presidenti Donald Trump sapo njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë mposhtur vendosmërisht Iranin pas dy javësh veprimi të pandërprerë ushtarak nën Operacionin Epic Fury. Fushata ka shkatërruar…

Kadri Kryeziu: Feja Islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, por do ta ndalim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka nxitur reagime me një deklaratë të tij për fenë islame në Kosovë. Në një paraqitje publike, Kryeziu u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *