Video që çoi në dorëheqjen e Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit është filmuar në datën 6 qershor, siç tregon data në këndin e poshtëm të planit. Pamjet mund të jenë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentat e tij.
Nga video duket se pamjet lëvizin në momentin kur vajza afrohet në tryezën ku është vendosur kamera e fshehtë, ndërsa ajom pasi ka kryer seks oral i hedh sytë nga objektivi i kamerës, ç’ka ngre dyshime se është pikërisht ajo që e ka kryer filmimin.
Gjici tha se ka rënë “pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” por në të njëjtën kohë ai thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”.