Cfare MOTI na pret kete jave, Sinoptikanja zbulon surprizat per ditet ne vijim

Pas një fundjave të ftohtë dhe me diell, e hëna ka sjellë një tablo krejtësisht ndryshe të kushteve atmosferike. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thekson se kjo javë do të jetë me temperatura më të larta në krahasim me fundjavën që lamë pas, por reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente në territorin e vendit gjatë ditës së sotme.

Lajda Porja: Zonat e ulëta shënojnë 5 gradë e deri në 9 gradë vijat bregdetare. Moti është i paqëndrueshëm. Reshjet kanë nisur në veri dhe në qendër, edhe pse janë në sasi të pakëta. Pritet intensifikimi i reshjeve në pjesën e dytë të ditës, ku do të ketë rrebeshe shiu në formë shtrëngatash, kryesisht në veri dhe në jug të vendit. Janë qytetet veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Laçi. Gjithashtu, problematike do të paraqitet Vlora, Gjirokastra, Saranda, Përmeti, të cilat do të jenë edhe qytetet, të cilat do të kenë edhe reshje që do të jenë herë pas here dhe intensive. Reshje disi më të pakëta parashikohen në zonat qëndrore. Në zonat veri dhe veri-lindore do të ketë reshje dëbore dhe parashikohet që reshjet më të dendura të bien në qarkun e Kukësit, juglindja do të ketë reshje disi më të pakëta.

E marta dhe e mërkura do të paraqitet me mot të kthjellët, ndërsa e enjtja dhe e premtja do të sjellin sërish reshje, të cilat në këto ditë priten me intensitet më të lartë se sot.

Lajda Porja: Parashikohet që nga nesër të kemi rritje të temperaturave, duke bërë që reshjet, edhe pse do të jenë prezente në pjesën e parë të ditës, të jenë reshje shiu. Parashikohet të mos ketë reshje dëbore, duke përjashtuar vetëm majat e maleve. Reshjet do të jenë të pakëta. Të martën dhe të mërkurën, do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira, por pa reshje. Të enjten dhe të premten rikthehen reshjet, ku do të kemi një tjetër episod, pasi do të ketë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë duhet thënë se kjo javë edhe pse do të jetë me reshje, do të jenë e ngrohtë pasi temperaturat do të jenë të larta. I gjithë territori pothuajse, do të kalojë në vlera pozitive duke filluar nga e marta dhe deri të premten.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *