Shoferi problematik nga Prizreni i dënuar rreth 70 herë nga Policia e Trafikut mbetet pa patentë shofer deri më 2031

I riu që shkaktoi aksidentin në dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Prizren, ku goditi një këmbësor – pamje këto të frikshme që më pas u publikuan, ka shpëtuar pa kaluar asnjë ditë në burg. Gjykata e shpalli fajtor Xhemali Zhurin dhe e dënoi me 6 muaj burgim, por trupi gjykues vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit dhe si rezultat dënimi me burg u zëvendësua me 1 mijë e 600 euro gjobë, raporton Gazeta Sinjali.

Zhuri doli të jetë shofer problematik, i gjobitur dhjetëra herë për shkelje të rregullave të komunikacionit, e madje i dyshuar edhe për disa vepra penale.

22-vjeçari, i cili ka hiç më pak se rreth 70 tiketa për rastet në të cilat është dënuar nga Policia e Trafikut, 65 prej të cilave as nuk i paguar dhe kapin vlerën e rreth 9 mijë eurove, ka mbetur dhe pa patentë shofer.

Siç mëson Sinjali, ky dokument i është sekuestruar nga Policia edhe për 7 vjet të tjera, deri në vitin 2031.

Emri i Xhemali Zhurit është i njohur për Policinë edhe për vepra të tjera penale, përveç atyre kundërvajtëse.

Sinjali merr vesh, në dosjen e Policisë, emri i tij përmendet edhe për vepra si “Lëndim i lehtë trupor” e “‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

I njëjti po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksidente të tjera, por siç duket organet e rendit kanë qenë dorëlirë ndaj tij, çka ka bërë që i dyshuari të vazhdojë me shkeljen e rregullave në trafik.

Ndryshe, në rastin e fundit, Zhuri akuzohej se kishte goditur me veturë këmbësorin, Samir Kervani, i cili po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Si pasojë e kësaj, viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për lëndimet e rënda që mori.

Lidhur me gjendjen e tij, ka folur për Sinjalin vëllai i viktimës, i cili tha se Samiri ka ende telashe shëndetësore.

“Samiri i lënduari hala nuk është mirë. Ka probleme të rënda psikologjike, dhimbje në kokë, po tutet me dalë prej shtëpisë për shkak qetij rastit”, tha ai.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *