Safet Gjici ka njoftuar dorëheqjen si kryekashkiak i Kukësit pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me një femër në zyrë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se “ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.
Më tej, pranon se “prej kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, ndërsa shton se “sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”.
“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve”,