Safet Gjici ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bashkësisë së Kuksit, pas publikimit të videos skandaloze ku shfaqet ai duke kryer marrëdhënie intime me një grua, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjici ka kërkuar ndjesë për pamjet e shëmtuara, teksa tha se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje.
“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve”, shkroi ai.
Sipas Gjicit, ai është në marrdhënie intime me gruan në video tash e një kohë dhe i njëjti ka thënë se nuk mund të punojë në zyrën e shtetit, pasi ka tradhtuar besimin e votuesve të tij.