Pse Lediona që u fut në BBV 3 nuk është gazetare dhe Esmaja nuk duhej transmetuar

Mbremjen e djeshme nisi sezonin i tretë i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri. E teksa shumë banorë u bënë pjesë e showt, dukej se e veçanta e këtij sezonin ishte prania e shumë gazetarëve. Mes tyre Ilnisa Agolli, Drini Zeqo, Lisi Myrtaj dhe Lediona Xheladinaj.

Ndryshe nga kolegët e saj, Lediona u prezantua si gazetare investigative.

Investigimi është ajo pjesë e gazetarisë ku publikut i serviren të verteta që nuk shihen dhe që mbulohen, të vërteta me interes të lartë publik, duke përfshirë abuzimet me pronat dhe fondet publike, shkeljet dhe pabarazitë, fshehja e pasurive nga funksionarët publikë, kartelet e interesave, monopolet, grupet kriminale, pastrimi i parave etj.

Por investigimi Jo domosdoshmërisht hulumton vetem ku shkon paraja, por edhe e drejta individuale dhe publike.

Por le te ndalemi te historia më virale dhe e komentuar e Ledionës, Esmaja.

Një djalë ankohej se e ish e fejuara mbahej peng nga ish burri dhe kërkonte ndihme.

Përballë kësaj akuze çdo gazetar do ta ndiqte me prioritet historinë, sepse kemi të bëjmë me heqje lirie e paligjshme të personit në fjalë, dhe në bashkepunim me organet kompetente, realizohej puna në teren.

Po çfare ndodhi? Lediona shkoi në shtëpinë e Esmasë dhe pas deshmisë së saj se donte te ikte me Gertin, i hipi makinës së grupit të xhirimit dhe iku.

Publikut ju servir puntata e parë ku binte në sy intriga e të shoqit ndaj nënës së vajzave, dhe më shumë se i dhunshëm, jepte përshtypjen e një njeriu të paaftë për të ndaluar median t’i hynte në shtëpi.

Pas suksesit të puntatës së parë të “telenovelës” Esmaja, ku e gjitha u servir me nota humori dhe me sigla të prodhimeve kinematografike, një javë më vonë publiku u gozhdua kur pa dramën e Esmasë teksa mallkonte të dashurin.

Batutat e saj për magji dhe ulërimat në sy të fëmijëve nuk i bënë përshtypje askujt që në këtë histori nuk kishte asnjë histori dhe paligjshmëri.

Gjatë dy puntatave, Lediona nuk arriti të “kuptojë” se kishte të bënte me tre njerëz të pavetëdijshëm se çfarë po bënin, dhe që nuk ishte e nevojshme për të qenë specialist i shëndetit mendor për të kuptuar mungesën e logjikës në çdo veprim.

Pas suksesit absolut të klikimeve, dolën në pah edhe komentet denigruse për Esmanë, e cila iu hodh si ushqim i radhës publikut që është në kërkim të materialit për të qeshur, tallur, fyer, denigruar, dhe poshtëruar viktimën e radhës, si një mënyrë për të harruar qoftë për pak, hallet problemet e vërteta që në fakt një gazetar investigativ duhet të hulumtojë.

Një publik që sigurisht nuk i ngjan suedezëve, por as fqinjëve në Ballkan.

Një publik për të cilin asnjë skandal nuk përbën skandal, e materiale Tik Toku si Esmaja janë gjëja më argëtuese, që konkuron çdo telenovelë meksikane, turke dhe braziliane, pasi është e vërtetë deri në mjerim.

Dhe mjerimi i Esmasë, e paaftë për të kuptuar që po përdorej pa mëshirë nga media e gazetarja, nuk mbaroi me dy puntata.

Duhej një episod i tretë, ku përveç të pathënave të Esmasë, ishte e rëndësishme që Lediona të lexonte mesazhet dëshpëruese të Gertit, shkruajtur në privatësi.

Më e mjerë se Esmaja dhe dy partneret e saj, është realiteti mediatik ne Shqipëri.

Përpjekjet tashmë nuk fokusohen te përgjigjet pesë pyetjeve të famshme të lajmit, por gjetja e personazheve që klikojnë, shesin, bëhen viralëlw dhe përdorimi i tyre pa mëshirë, pa brejtje ndërgjegje se si i shkatërrohet imazhi, jeta, privatësia e njerëzve të thjeshtë, pavarësisht se intimiteti dhe zgjedhjet seksuale të tyre nuk i shërbejnë asnjë interesi publik.

Kjo nuk është një përpjekje për të nënçmuar punën e Ledionës shumë të klikueshme dhe virale, në një televizionin nën hetim për pastrim parash dhe me një drejtues emisioni ikonë e korrupsionit të LSI.

Ky është një konstatim për të treguar se me sa lehtësi vetëquhen disa gazetarë investigativ, pa bërë një investigim në jetën e tyre.

Related Posts

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Daut Haradinaj: Jam pro një kualiconi më të gjerë opozitar, edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e këtij Fronti kundër LVV-së

Deklarata e Daut Haradinajt për një koalicion më të gjerë opozitar tregon se në skenën politike të Kosovës po intensifikohet diskutimi për bashkimin e forcave kundër Lëvizjes…

E FUNDIT/ Drejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital. Apeli…

Gashi: Pas 83 vitesh, Kosova duhet ta aneksojë Shqipërinë që të mos e marrë Serbia

Analisti Shkëlzen Gashi ka sjellë në vëmendje një artikull historik të vitit 1943, të autorit Nebil Çika, për të bërë një paralele të fortë dhe provokuese me…

U vra në sallën e gjykatës, familja kërkon shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ për gjyqtarin Astrit Kalaja

Familjarët e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e Gjykatës së Apelit, kanë kërkuar që ai të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ata…

LAJMI FUNDIT/ Presidenti Trump: Misioni ka mbaruar, kemi mposhtur Iranin

Presidenti Donald Trump sapo njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë mposhtur vendosmërisht Iranin pas dy javësh veprimi të pandërprerë ushtarak nën Operacionin Epic Fury. Fushata ka shkatërruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *