Shoqja e saj Blerta i mori princ Lekën, Elia Zaharia: Po kaloj muaj të vështirë (fotografja që ndau çiftin mbretëror)

Tashmë është komfirmuar zyrtarisht me njoftim mbretëtor ndarja e Princ Lekës me Elia Zaharinë.

Teksa Princ Leka së bashku me partneren e tij të re, fotografen Blerta Celibashi, po kalojnë momente romantike, në dukje të pashqetësuar për vorbullen e lajmeve, Elia ka vendosur që t’i heq nga rrjetet e saj sociale që të dy.

Elia dhe fotografja Blerta Celibashi dikur kanë qënë mikesha shumë të mira dhe shumë prej fotove të Elias me Princ Lekën së bashku me vajzen e tyre, i ka bërë vetë Blerta.

Por, Blerta nisi një romancë të fshehtë me bashkëshortin e Elia Zaharias, Princ Leka. Çifti i dashuruar e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, besohet, për disa vite.

Sipas burimeve, Blerta shkonte natën në Pallatin Mbretëror, me aparat në dorë, kur Elia Zaharia nuk ishte aty.

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan ajo.

Ndërkaq, Oborri Mbretëror Shqiptar bëri me dije dhe me dije se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që t’i japin fund martesës së tyre.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *