Mbi 50 policë për të arrestuar Eljon Hato, kush është “ushtari” i Ervis Martinajt, vrasjet e kryera nga ai

Më shumë se 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH, por edhe nga RENEA kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Grudë të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos. Ky i fundit është i shpallur në kërkim si i dyshuar i përfshirë në dosjen “Metamorfoza”.

Operacioni nuk arriti në arrestimin e Hatos pasi nuk ndodhej në banesë. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, Elkier Hato. Nga sulmet e forcave speciale, u vra një qen që ndodhej në banesë dhe u plagos një tjetë.

Eljon Hato është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njohet ndryshe edhe si miku i Ervis Martinajt, një tjetër person me të shkuar të errët dhe që prej shumë kohësh vijon të mbetet mister fati për jetën e tij.

Elton Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *