Njerëzit gjithmonë tentojnë të mendojnë se kur të kenë diçka, do të jetë përgjithmonë.
Në Tulsa, një qytet i vogël në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara, makinistët e trenave çdo ditë përshëndesnin një vajzë të vogël, që gjithnjë shikonte nga dritarja e shtëpisë së saj, e cila ishte krejt përpara hekurudhës.
Tre vjet më vonë të dy makinistët vunë re diçka të çuditshme, vajza e vogël nuk kishte shkuar si zakonisht tek dritarja për t’i përshëndetur ata,. Kjo me të vërtetë i befasoi shumë, por diçka që i habiti ata edhe më shumë ishte shenja që ata kishin parë pas së njëjtës dritare.
Brian Hefley Shepard është babai i vajzës, i cili e tregoi historinë në profilin e tij të Facebook duke shkruar:
“Për disa vite, familja ime dhe unë kemi jetuar në këtë shtëpi që ndodhet përballë shinave të trenit, që do të thotë që ne jemi në rreshtin e parë për të parë trenat që kalojnë aty. Vajza ime e vogël me emrin Rio gjithmonë shikonte nga dritarja për të përshëndetur makinistët e trenave dhe, me kalimin e kohës, kjo u bë zakon i vërtetë.
Sa herë që treni kalonte, makinistët i binin borisë së trenit, kështu që Rio vraponte në dritare për t’i përshëndetur me një buzëqeshje të madhe, sikur ta kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.
Por vajza e vogël u rrit dhe ajo filloi të shkonte në shkollë.
Shkolla solli ndryshime të mëdha në jetën e Rio-s dhe ditët e para ishin shumë të vështira. Treni kalonte dhe ajo nuk ishte atje për të përshëndetur shoferët e trenave, edhe pse ata fërshëndesin borinë e trenit.
I vetmi person që shikoja trenin të kalonte tani isha unë. Me me një trishtim të madh në zemrën time që Rio nuk ishte më në dritare, Fakti i ditur se ajo po rritet aq shpejt, më bën të ndihem nostalgjik. Pas disa ditësh kam menduar të shkruaj në një letër: “Ajo filloi shkollën,” kështu që kur dëgjova borinë e trenit, e vendosa në dritare letrën e madhe për t’ja treguar makinistëve.
Në mënyrë që ata të kuptonin pse fëmija nuk dilte më në dritare për t’i përshëndetur ata.
Këtë mëngjes më trokitën në derën e shtëpisë dy burra, të cilët ishin të veshur jelekë portokalli me vija të verdha.
Mendova se ishin punonjës në ndërtim.
Por me sa duket kisha gabim, burrat kishin ardhur për të kërkuar vajzën me flokë bjonde që përshëndeste trenat nga dritarja. Ata ishin dy makinistët e trenave që gjithnjë i binin borisë, donin të dinin se çfarë ndodhi me Rio-n; ata e kishin parë shenjën, por nuk e kishin lexuar, mendonin se vajza kishte filluar shkollën, por donin të ishin të sigurt.
Ata më thanë se për tre vjet Rio i kishte përshëndetur ata çdo mëngjes dhe ata i janë shumë mirënjohës, kështu që ata u shqetësuan kur nuk e panë atë më në dritare.
Unë i thashë se do të jetë ditëlindja e saj së shpejti dhe ata më thanë se do t’i dërgonin një dhuratë të veçantë.
Është e mahnitshme se si një fëmijë i vogël ka arritur për të krijuar një miqësi të çmuar me të huajt, kjo ishte falë një gjesti të thjeshtë që është përsëritur prej vitesh, ajo është diçka që më bën krenar dhe më mbush me dashuri. Gjesti i këtyre njerëzve ishte me të vërtetë kuptimplotë për mua, unë kurrë nuk do ta harroj atë, sepse më bëri të besoj sërish në njerëzim”.
Kjo histori na mëson se diçka e papërfillshme në sytë e dikujt mund të jetë shumë e vlefshme për dikë tjetër. Gjëja e mrekullueshme është të jesh në gjendje të vlerësosh gjërat e vogla që na ndodhin në jetë, ashtu si në këtë rast, ku një gjest i thjeshtë ka lindur një miqësi të mrekullueshme.
Fakti që të dy burrat janë të shqetësuar për Rio-n e vogël është me të vërtetë i mrekullueshëm, a nuk mendoni kështu? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me miqtë tuaj.