Avokati: Kush jep lekë fiton procesin gjyqësor në Shqipëri, të tjerët pas vdekjes

Disa ditë më parë një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij. Viktima Ilia Drini, një profesor i arteve marciale, dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak.

Ndue Pjetra, avokat i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se Gjykatat e zvarrisin proceset gjyqësore të klientëve.

Ai theksoi se vetëm kush jep lekë zgjidh problemin e procesit gjyqësor duke shtuar se të tjerëve u zgjat me vite.

Mes tjerash ai tha se ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën.

“Korrupsionin e kanë krijuar vetë këta, nuk është se korrupsioni doli. Vetëm kush ka futur lekët ka zgjidhur problemin e procesit gjyqësor, të tjerët kanë që prej 2008 që presin. Ka klientë që ndërrojnë jetë, dhe nuk kanë marrë pronën. Ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën. Ku të ia çojmë lekët tani. Klientët e fitojnë gjyqin në shkallë të parë, por duhet me prit dhe 4-5 vite të tjera në Gjykatën e Apelit. Është tmerr. 7 vite një proces gjyqësor”-tha ai.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *