Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme e ka nisur ditën me lajmin e mirë se duke filluar nga SOT (15 Qershor) nis sezoni turistik dhe në të gjithë Shqipërinë nga veriu ne jug do të hapen plot 30 Qendra Shqendetesore verore.
Rama thotë se qendrat e reja shëndetësore janë hapur për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
“Me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rema.