Autobusi vetaksidentohet në një autosallon, pronari i kompanisë tregon dëmet që i janë shkaktuar 

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi” është vetaksidentuar në hapësirat e autosallonit “Xeni”. Kompania ka bërë të ditur se autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe sipas njoftimit, shoferët prezent kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit përkatësisht rreth orës 03:00 te mëngjesit, njëri nga autobusët tanë ka pësuar vetaksident. Dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale. Fatmirësisht autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe shoferët prezent kanë shpëtuar me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Por, dëme duket se i janë shkaktuar autosallonit në hapësirat e të cilit është shkaktuar vetaksidenti, duke dëmtuar kështu shtatë vetura. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati, i cili u shpreh se dëmi është në vlerë prej mbi 200 mijë euro.

Ai gjithashtu tha se veturat që janë dëmtuar, është e pamundur të riparohen./Klankosova.tv. Më poshtë mund të shihni disa pamje të momentit të vetaksidentit dhe dëmeve të shkaktuara nga ai:

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *