Qeveria e Kosovës ka marrë një tjetër vendim ekstrem ndaluar hyrjen në territorin e tyre të gjitha automjetet me targa të Serbisë.
Lajmin e ka konfrimuar për “REL” zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili tha se pas rrëmbimit të 3 policëve, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare, duke shmangur në këtë mënyrë ndodnjë hakmarrje të mundshme ndaj serbëve që futen në Kosovë.
“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës”, njofton Qeveria Kurti. Gjithashtu gjatë pasdites së sotme, autoritetet e Kosovës kanë bllokuar në kufi të gjitha mallrat serb.