Drejtoresha e “Raiffeisen Bank” zhduket me milionat e klientëve

Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege e identifikuar si Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës.

Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.

Protagonistja e dyshuar e skandalit, Esela Metaj, sipas raportimeve të medias “është zhdukur” prej 24 nëntorit 2023 e madje thuhet se ka marrë me vete milionat e klientëve të Raiffeisen Bank në degën ku punonte në Tiranë.Arkëtarja e përfshirë në skemën e zhvatjes- sipas mediave- ka zbuluar se pre e vjedhjes së parave nga llogaritë kanë qenë klientë shqiptarë dhe të huaj. Por ndërkohë që paratë e qytetarëve janë prekur, zyra e shtypit e bankës, në një përgjigjje për median nuk e mohoi vjedhjen.
“Në artikujt e publikuar nga disa portale, një pjesë e konsiderueshme janë ekzagjerime dhe nxjerrje nga konteksti” – ishte përgjigja e bankës për median Zoom. Përgjegjës për fshehjen e rastit në sytë e publikut, sipas raportimeve mediatike janë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bankës Christian Canacaris dhe anëtarja e bordit drejtues për Biznesin Retail, Vilma Baçe.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *