Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka kërkuar Albin Kurtit që të zhvillojë një takim që do të diskutojë situatën në veri dhe pozicionin ku ndodhet Kosova në raport me ndërkombëtarët.
Gjithashtu Rama theksoi se situata e tensionuar në veri të Kosovës i intereson Albin Kurtit dhe Vuçiçit për politikat e tyre të brendshme.
“I kam kërkuar Albinit për t’u takuar në Gjakovë për të diskutuar tensionet në Veri, e cila po e çan Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme. Ka dy njerëz që janë të painteresuar për alAsociacionin dhe në këtë pikë janë asgjë, dhe këto janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.
Për çfarë i duhet Kosovës ky konflikt me Serbinë, kur Serbia e ka humbur luftën që në vitin 1999-të dhe nuk është më kërënim për Kosovën, jo se është Albin Kurti aty, por sepse aty është Amerika. Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi. Duhet për politikë të brendshme“, perfundoi Rama.