E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij profesori mitrovicas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Safet Boletini’ . Viktima është profesori dhe inxhinieri, Halit Morina, 69-vjeçar.

Emergjenca ka pranuar thirrje për ndihmë nga djali i të ndjerit, i cili e kishte gjetur viktimën pa ndjenja. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët pas marrjes së informacioneve kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë.

Lajmin e dhimbshëm për vdekjen e të ndjerit e kanë dhënë edhe familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se ceremonia mortore është mbajtur sot me namazin e drekës në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *