Albin Kurti ka reaguar për herë të parë lidhur me drafin e propozuar nga kryeministri i Shqiperise Edi Rama për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kurti me ironi tha se këtë “draft” Edi Rama le t’ja propozojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.
“Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që kryeministri Rama beson që ky është një model i duhur, një model i mirë, do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend që të propozohet në Paris dhe në Berlin, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët”, tha Kurti.