12 qeshori i Edi Ramës, më shumë se sa ditëlindja e Partisë Socialiste, ishte dita kur NATO hyri në Kosovë 24 vjet më parë.
Se fokusi i kryeministrit shqiptar ishte matanë kufirit, u duk herët në mëngjes me këtë postim, por u bë më e dukshme në festën e partisë në mbrëmje.
Socialistët i arratisi nga fitora e 14 majit, për t’i zhvendosur në Prishtinë, aty ku dërgoi mesazhe të qarta, pa u kujdesur të fshehë mendimin e tij.
Është pritur tej mase mirë nga aleatët dhe partnerët tanë”.
Shqetësimi i Edi Ramës për fatin e shqiptarëve përtej kufirit por edhe për marrëdhënin e qeverisë së Kosovës me Perëndimin, u duk qartë edhe në këtë përkufizim.
Me këto korsi të kundërta veprimi, Edi Rama dhe Albin Kurti do të takohen bashkë të mërkurën në teatër.