Në vendin tonë ndodh jo pak që politikanët të pasurohen ndjeshëm nga profesioni.
Ligjërisht, kryeministri Rama e ka shtuar pasurinë personale dhe të familjes së tij me dy burime kryesore.
Paga si kreu i qeverisë shqiptare dhe shitjet e veprave artistike kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës.
Por shtimi i pasurisë së familjes kryeministrore është rritur edhe për shkak të punës që ka kryer gjatë 2019- ës bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, dhe gjithashtu veprimtaria artistike e djalit të madh të Kryeministrit, Greg Rama.
Sipas të dhënave që ka publikuar “Open Spending Data”, Greg Rama ka fituar plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit.
Gjithashtu, Greg Rama ka fituar 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm.
Por Greg Rama ka bërë edhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar, për shkak se pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër tip “BMV” për 15 mijë euro.
Edi Rama – Simple English Wikipedia, the free encyclopedia