Historia e dy të rinjve shqiptarë, nga call center në burgun suedez; Aty na pyesnin: Pse të gjithë ikni nga Shqipëria, një vend kaq i bukur?

Nga Lluiza Pinderi
Qindra të rinj zbrazin çdo vit Shqipërinë. Largohen drejt Evropës, apo kudo qoftë, në kërkim të një jetë më të mirë se në vendin e tyre. Por ajo që gjejnë, jo gjithmonë është më e mira. Në disa raste shohin tmerrin me sy, nuk ia dalin dot, përplasen në shumë mure, e pak të tjerë me shumë fat mund të buzëqeshin të lirë. Dritare.net do ju sjellë një histori ndryshe, të dy të rinjve që kërkuan parajsën, por gjetën purgatorin.

Eriola dhe i fejuari i saj sapo kishin përfunduar studimet për matematikë, në Fakultetin e Shkencave. Puna në call center ua kishte marrë shpirtin dhe jetesa në Tiranë ishte pothuajse e papërballueshme. Kështu që menduan si zgjidhje largimin drejt Anglisë, ku kishin të afërmit e tyre.

“Ishim me qera. Na duhej një shtëpi për familjen tonë. Të ardhurat ishin të pakta. Një i afërmi ynë në Angli na premtoi se do të na ndihmonte me punë dhe shtëpi, nëse ne siguronim dokumentet. Kështu qe filluam të interesoheshim, se si të gjenim një mënyrë, me më pak shpenzime. Na thanë që një mënyrë e mundshme ishte sigurimi i identitetit të një vendi tjetër, që e kishin bërë shumë shqiptarë. Kështu që vendosëm të provonim shansin. Një shok në call center na gjeti një person që bënte dokumente fallco. Paguam 500 euro për person dhe pritëm që të merrnim identitetin e ri dhe nënshtetësinë italiane”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *