Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tashmë president, dhe kryetarja aktuale bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.
E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë, që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë, tani duket te degjojne dhe brockulla se ata jane te ndare ne jeten politke.
Por, përtej sjelljes politike dhe familjare, Monika Kryemadhi po tregon çudira në opinionin publik…
Monika Kryemadhi, aktualisht në opozitë, po përpiqet të tregojë një fytyrë që nuk po e kupton askush, çka po e bën qesharake dhe të neveritshme në opinionin publik.
E mohoi kur u bë Ilir Meta President dhe nuk i shkoi as në ceremoni, per ti uruar postin e ri.
Më pas tha se “unë nuk jam Zonja e Parë”. Në fakt në Shqipëri me protokoll nuk ka Zonjë të Parë, por gruaja e Presidentit është një personalitet shtetëror që në pritjet zyrtare fton bashkëshortet e presidentëve të botës dhe ka një protokoll të caktuar .Hap linkun re.klamues me poshte dhe ndiqni lajmin e plote…
Nga ana tjetër në çdo dalje televizive ajo mban qëndrime sikur nuk është gruaja e Ilir Metës, sikur Monika Kryemadhi nuk fle çdo natë me Ilir Metën, sikur Monika Kryemadhi nuk është nëna e fëmijëve të Ilir Metës, sikur Monika Kryemadhi e ka mohuar apo është divorcuar nga Ilir Meta.
Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”, Monika Kryemadhi u shpreh e indinjuar duke i kërkuar Fevziut që të rregullojë gjuhën, pasi nuk mund t’i thotë Ilir Metës bashkëshorti i saj, por duhet t’i drejtohet si ish-kryetari i LSI-së.
“E para zoti Fevziu, duhet të rregulloni gjuhën, nuk mund të thoni bashkëshorti juaj. Duhet të thoni ish-kryetari i LSI-së”,- tha Kryemadhi.
Si mund të shpjegohet ndryshe ajo që ka thënë mbrëmë, e përsëritur për të disatën herë, se ajo nuk është gruaja e presidentit, por gruaja e Ilir Metës dhe dje mohoi bashkeshortin dhe e quajti ish-kreun e LSI?
Po Ilir Meta, çfarë është? A është presidenti i Republikës? A është ish-kreu i LSI? Apo është pastrues në komunale që Mona e ka për qejf dhe për tu tallur me shqiptarët?
Presidenti i Republikës e ka emrin Ilir Meta, nuk ka emër tjetër është burri i Monës, dhe fëmijët e Monikës janë ata që rrinë pas Ilir Metës kur bëhet President apo edhe ata i mohon Mona?
Nëse Ilir Meta fëmijët i ka bërë para se të bëhej president me ndonjë grua tjetër, të na e thonë të paktën ta dimë cfarë e ka Metën dhe fëmijët e tij.